Seancë për “Fortesa 2”, opinioni i përjashtuar nga gjykimi

Në Gjykatën Penale të Shkupit  sot filloi debati kryesor për lëndën “Fortesa 2”, në të cilën sipas akuzës së PSP-së, në vitin 2015, menjëherë pas publikimit të “bombave” të opozitës, u shkatërruan sisteme për ndjekjen e komunikimeve.

I akuzuari i parë për këtë rast është ish-shefi i Drejtorisë për Zbulim dhe Kundërzbulim Goran Grujovski dhe gjashtë të punësuar në Drejtori. Grujovski, i cili është në arrati do të gjykohet në mungesë.

Në seancën paraprake është thënë se në këtë rast dëshmitar është edhe kolegu i Grujovskit nga DZK, Nikolla Boshkovski, i cili gjithashtu, është në arrati.

Goran Grujovski dhe Nikolla Boshkovski janë në arrati dhe për ta është shpallur fletarrest ndërkombëtar. Ata nuk janë të kapshëm nga 18 korriku, pasi që Gjykata Supreme pas prolongimit disaditor ua konfirmoi paraburgimin që paraprakisht e caktoi Gjykata Penale.

Në fillim të seancës së sotme gjykatësja me kërkesë të mbrojtjes dhe prokurorëve e përjashtoi opinionin nga debati për shkak të sigurimit të informacioneve të besueshme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button