Rreth 1.700 pacientë me stoma në Maqedoni

Shoqata kombëtare e personave me stomë “ILKO Maqedoni” sot në konferencë shtypi në kuadër të shënimit të Ditës ndërkombëtare të personave me stomë (3 Tetori) do të prezantojë informata për njoftimin e opinionit me llojet e sëmundjeve të cilat sjellin deri në gjendje të jetës së mëtejshme me stomë.

Nga shoqata informojnë se në Republikën e Maqedonisë jetojnë mbi 1.750 pacientë me stomë, prej të cilëve rreth 1.500 janë me kolo dhe ileostomë, ndërsa rreth 200 me urostomë. Në këto kategori të të sëmurëve ka edhe foshnja dhe fëmijë të vegjël.

Stoma është vrimë e cila bëhet në anën e përparme të stomakut me intervenim kirurgjikal. Kjo vrimë zëvendëson një pjesë të sistemit digjestiv ose urinar tek pacientët të cilët këto nevoja fiziologjike nuk mund t’i kryejnë përmes rrugës normale. Stoma duhet t’u ndihmojë në përmirësimin e gjendjes shëndetësore, të mundësojë kurim nga disa sëmundje të caktuara dhe ta përmirësojë cilësinë e jetës së pacientit.

Motoja e shënimit të Ditës ndërkombëtare të personave me stomë sivjet është “Gjatë jetës nuk ecim vetëm – cilësi më e mirë e të jetuarit”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button