Vriten gabimisht 10 forca të sigurisë afgane

Zyrtarët afganë thonë se 10 forca të sigurisë afgane janë vrarë pasi forcat ajërore afgane gabimisht kishin lëshuar një bombë në provincën jugore të Helmandit, përcjell REL.

Guvernatori i provincës, Hayatullah Hayat, ka thënë se së paku nëntë policë janë lënduar në sulmet ajërore.

Hayat bëri të ditur se hetimet po vazhdojnë.

“Sulmet ajërore nga forcat afgane po luftonin të thyenin vijën kufitare talebane në zonën strategjike” tha guvernatori.

Gul Agha Muslim, një anëtar i këshillit lokal të qarkut, ka thënë se viktimat e sulmit ajërore ishin nga policia afgane dhe agjencia e inteligjencës.

Zëdhënësi i minisrit të mbrojtjes, Dawlat Waziri ka konfirmuar sulmin, por nuk ka ofruar më shumë detaje.

Në korrik, sulmet ajërore të SHBA-së, gabimisht kishin vrarë 16 policë afganë, dhe kishin lënduar dy të tjerë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button