Dua Lipa përfundon turin, kthehet në shtëpi (Foto)
Këngëtarja Dua Lipa kohën e fundit ka qenë tejet e zënë me koncerte nëpër vende të ndryshme të botës.
Në fotografitë e fundit, ajo paraqitet nga Londra, ku pas shumë angazhimeve është rikthyer në shtëpi dhe tregon se çfarë i ka munguar gjatë kësaj kohe.
“Më mungon shtrati im. Më mungon divani im. Më mungon kuzhina ime. Më mungon dera ime. Më mungojnë lulet e mia. Më mungon televizioni im. Më mungon frigoriferi im. Më mungon dushi im. Më mungon kopshti im. Përshëndetje Londër. Jam në shtëpi.” ka shkruar Dua.