Spasovski: Në MPB tashmë nuk përgjohet në mënyrë të paligjshme

Ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski pohon se në MPB tashmë nuk përgjohet në mënyrë të paligjshme dhe se për atë mundet në çdo kohë të bëhen kontrolle ekspertësh dhe kuvendore.

“Me përgjegjësi pohoj se tashmë nuk përgjohet në mënyrë të paligjshme dhe për atë mund të kemi kontroll nga ekspertë, kontrolle nga Kuvendi në çdo kohë. Ne qëndrojmë në dispozicion dhe jemi të hapur, në bazë të dispozitave ligjore, të bëhen kontrolle të tilla”, thotë ministri Spasovski në intervistë për Radio Evropa e Lirë.

Në pyetjen pse MPB ngriti kallëzime penale kundër disa kryetarëve të komunave para zgjedhjeve, Spasovski u përgjigj se MPB punon sipas fakteve dhe argumenteve dhe çështja është pse rastet kanë qenë të ruajtura në sirtarë

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button