Kina urdhëroi mbyllje të kompanive koreanoveriore në vend

Auoritetet në Pekin u urdhëruan kompanive koreanoveriore në Kinë t’i ndërpresin veprimtaritë e tyre në një afat prej 120 ditëve, njoftoi sot Ministria kineze e Tregtisë.

Siç njofton DPA, masa është marrë si përgjigje ndaj testimeve raketore dhe bërthamore të kryera nga Pheniani, ndërsa në pajtueshmëri të rezolutës së miratuar paradokohe të Këshillit të Sigurimit të KB-së.

“Bashkëpunimi midis firmave kineze dhe kompanive koreanoveriore dhe individë duhet të ndërpritet”, thuhet në kumtesë.

Kina është aleati më i madh i Koresë së Veriut në vitet e fundit, por është nën presion të përhershëm, posaçërisht nga SHBA-ja, ta ashpërsojë marrëdhënien ndaj Phenianit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button