Interpoli e ka miratuar kërkesën palestineze për pranim

nterpoli e ka miratuar kërkesën e Autoritetit Palestinez për pranim në këtë organizatë policore.

“Shteti i Palestinës dhe Ishujt Solomone tash janë vende anëtare të Interpolit”, thuhet në një postim të sotëm në rrjetin Twitter nga ana e Interpolit, transmeton REL. 

Kandidatura palestineze është miratuar në Asamblenë e përgjithshme vjetore të Interpolit, që po mbahet në Pekin të Kinës.

Organizata për Çlirimin e Palestinës ka shkruar në rrjetin Twitter se më tepër se 75% të anëtarëve të Interpolit kanë votuar për miratim të kërkesës për pranim.

Kjo kërkesë ishte bërë në kuadër përpjekjeve palestineze për pranim në institucionet ndërkombëtare për ta avancuar qëllimin për shtetësi.

Izraeli, që i kundërshton përpjekjet e këtilla palestineze dhe ka lobuar fuqishëm kundër tyre, nuk ka pasur koment të menjëhershëm për vendimin më të ri të Interpolit.

Vitin e kaluar, kundërshtimi Izraelit ka çuar në suspendimin e kërkesës palestineze për tu bashkuar në Interpol.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button