Arrihet marrëveshje mes postave të Maqedonisë dhe të Sllovenisë

Posta e Maqedonisë dhe Posta e Sllovenisë nënshkruan memorandum për bashkëpunim. Memorandumi parashikon shfrytëzimin e përvojave nga Posta e Sllovenisë për zhvillim të ardhshëm të postës së Maqedonisë.

Është arritur marrëveshje që prioritet të jetë shfrytëzimi i ITM aplikacionit të postës së Sllovenisë për doganimin e dërgesave postale nga ana e Postës së Maqedonisë.

Aplikacioni do të thjeshtëzojë procesin e doganimit të dërgesave postale nga internet porositë, që do të thotë lehtësim i madh për punën e Postës së Maqedonisë dhe Drejtorisë së Doganave të Maqedonisë.

Në kumtesën e Postës së Maqedonisë thuhet se drejtori i përgjithshëm Fadis Rexhepi gjatë vizitës në Slloveni ka pasur takim edhe me përfaqësues nga Qendra shkollore për postë, ekonomi dhe telekomunikacione në Lubjanë. Janë shqyrtuar mundësitë që Posta e Maqedonisë të dërgojë të punësuar të vet për përsosje të trajnimit dhe specializim.

Përfaqësuesit e Postës së Maqedonisë pas qëndrimit në Slloveni do ta vizitojnë Post – ekspo 2017, ngjarje e organizuar nga Lidhja botërore e postave – UPU në Gjenevë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button