Seanca për rastin “Fortesa 2” është shtyrë sepse policia akoma nuk ka informuar se Grujoski është i pakapshëm

Gjykimi për rastin “Fortesa 2” ku i akuzuar është Goran Grujoski dhe gjashtë të punësuar tjerë në DSK është shtyrë sepse Gjykata akoma nuk ka marrë njoftim nga policia se Grujoski është në arrati, gjegjësisht nuk është i kapshëm për organet e rendit, njofton Portalb.mk.

Pa konfirmim të tillë nga MPB-ja, Prokuroria Speciale Publike nuk mund të kërkojë që ish njeriu i parë i Drejtorisë së Pestë të gjykohet deri sa është në arrati. Kërkesën e tillë deri te MPB-ja e kanë dërguar nga PSP-ja prej në 19 shtator, por akoma nuk kanë marrë përgjigje.

Seanca e ardhshme është caktuar për 2 tetor ku pritet që katër dëshmitarë të japin dëshmi.

Ndryshe, Grujoski tashmë dy muaj e gjysmë është në arrati, ndërsa siç tha mbrëmë ministri Oliver Spasovski ata çdo ditë marrin njohuri të reja për lokacionin e mundshëm që mund të fshihet ai.

Grujoski së bashku me gjashtë të tjerë të punësuar në DSK janë të akuzuar për shkatërrimin e dokumenteve për furnizim të pajisjeve për ndjekjen e komunikimeve.

Të punësuarit në Drejtorinë e Sigurisë dhe kundërzbulimit akuzohen për shkatërrim të dokumentit zyrtar si dhe për falsifikim të dokumenteve në rastin ku sipas PSP-së lidhet me shkatërrimin e dëshmive për përgjimet jolegale që u zhvilluan në vend.

LEXO: Tre muaj nga arratisja e Grujoskit dhe Boshkovskit, policia ka informacione

LEXO: Javë e nxehtë gjyqësore për Zaevin, Gruevskin dhe Taleskin

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button