Ademi: Qytetari është ai që mund ti bëjë ndryshimet në shoqëri!
Punëtoria artistike “Kthimi i lirisë” ia tërhoqi vëmendjen edhe Luljeta Ademit, aktiviste dhe luftëtare për të drejtat e njeriut, e cila e mbështeti fushatën “Fol!” dhe Kartën Qytetare.
“Qytetari është ai që mund të bëjë ndryshimet në shoqëri. Duke u nisur nga vetja, mund të bëjmë shumë gjëra. Me siguri, nëse kjo heshtet, ose nuk merret si faktor relevant, siç ndodh shumë herë në shoqëri, nuk do të shihet forca dhe veprimi i vetë qytetarit. Për këtë arsye, qytetarët nuk guxojnë të heshtin, pavarësisht se cili sistem vjen, sepse sistem të përsosur nuk ka… Për këtë arsye, liria e shprehjes është në vend të parë…dhe nuk ka heshtje”, tha për CIVIL Media Luljeta Ademi, e cila e vizitoi punëtorinë artistike #ReClaimingFreedom.
“Kthimi i lirisë” është ngjarje multimediale e CIVIL -Qendrës për Liri, si pjesë e fushatës botërore “Fol!” (SPEAK), ndërsa vetë fushata është rezultat i vizionit të Civikus- Aleancës botërore për pjesëmarrje qytetare, si pjesë e Civic Space Initiative.