Han Zaevit: Vazhdoni të punoni në mënyrë demokratike me reformat e filluara
Në takimin njëorësh që e pati kryeministri, Zoran Zaev me eurokomisionarin për Zgjerim, Johanes Han, i tha se pret hap në integrimet evropiane, njofton Portalb.mk.
Zaev theksoi se në të drejtë shpreson që në vjeshtë të hiqet kushti i rekomandimeve dhe pastaj të caktohet datë për fillimin e bisedimeve me Bashkimin Evropian.
“Paralelisht konsiderojmë se i plotësojmë kushtet e nevojshme dhe për integrimin në NATO”, i porositi Zaevi Hanit.
Han nga ana e tij i ka vlerësuar iniciativat e Qeverisë së Maqedonisë për fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim rajonal si të dobishme në procesin e euro-integrimeve të të gjithë Ballkanit Perëndimor në integrimet euroatlantike.
“Vazhdoni të punoni në mënyrë demokratike me reformat e filluara. Ajo që do ta arrini është e rëndësishme për perspektivat e vendit tuaj dhe për gjithë rajonin”, porositi Han, kumtojë nga Qeveria.