Zaev në Nju-Jork do të takohet me Hanin dhe Mogerinin

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Zoran Zaev në suaza të aktiviteteve gjatë Asamblesë së përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju-Jork sot do të marrë pjesë në Biznes-forumin global të Blumberg, ku do të marrin pjesë shefa të shteteve dhe qeverive, si dhe përfaqësues të kompanive më të mëdha botërore.

Siç kumtoi shërbimi qeveritar për shtyp, gjatë ditës kryeminsitri Zaev do të ketë takim bilateral me eurokomisarin për zgjerim të Bashkimit Evropian, Johanes Han, ndërsa do të marrë pjesë edhe në darkën që e organizon përfaqësuesja e lartë për politikë të jashtme dhe siguri të Unionit, Federika Mogerini.

Kryetari i Qeverisë Zaev do të marrë pjesë edhe në pritjen në organizim të kryeministrit të Kroacisë, me rastin e 25-vjetorit të anëtarësimit të këtij vendi në Kombet e Bashkuara.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button