Presidenti thotë se duhet të ketë referendum për marrëveshjen përfundimtare me Serbinë

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, në një  intervistë dhënë Radio Televizionit të Kosovës, foli për rëndësinë që duhet të organizohet një referendum në përfundim të procesit të dialogut që do të përfundojë me marrëveshjen e paqes në mes Kosovës dhe Serbisë.

Ai tha se vijat e kuqe, do të jenë  integriteti dhe sovraniteti i Kosovës që në asnjë formë nuk do të diskutohet “Duhet të ndërtojmë një të ardhme të bashkëpunimit “, tha presidenti Thaçi.

Dialogu me Serbinë sipas tij, e ka pasur efektin dhe i gjithë procesi duhet të përfundojë  me njohjen e Kosovës nga shteti i Serbisë.

Sipas tij, procesi i dialogut është një proces jo i lehtë dhe i ndjeshëm, por që siç tha ai, Kosova do ta realizojë aspiratën e vet si shtet i pavarur dhe sovran.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button