Tilerson: Provat raketore kërcënim për tërë botën

Sekretari amerikan i Shtetit, Reks Tilerson sot vlerësoi se testet e vazhdueshme të raketave që i kryen Koreja e veriut janë kërëcnim për tërë botën dhe theksoi se SHBA-ja bashkëpunin me aleatët rajonal Japoninë dhe Korenë e Jugut për atë çështje.

“Në Azinë lindore, regjimi gjithnjë e më agresiv dhe i izoluar i Koresë Veriore e rrezikon demokracinë në Korenë Jugore dhe Japoni dhe çka është më me rëndësi, i zgjeroi ato kërcënime drejt SHBA-së, duke e rrezikuar tërë botën”, deklaroi Tilerson.

Ai theksoi se SHBA-ja së pari shikon drejt aleatëve të vet rajonal – Japonisë sdhe Koresë së Jugut.

Armata jugkoreane kumtoi se Koreja e Veriut ka gjuajtur raketë të paidentifikuar e cila ka fluturuar mbi Japoninë veriore dhe ka rënë rreth 2.000 km në lindje të Hokaidos.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button