Opinioni sheh korrupsion të përhapur në polici, por ende i beson

“Qytetarët besojnë se loja politike ka rrol të rëndësishëm në punën e policisë, duke filluar nga praktika e punësimeve të cilat konsiderohen të varura nga lidhjet politike të kandidatit”, kështu ka treguar hulumtimi i mendimit publik të Rrjetit regjional të organizatës civile PointPlus dhe Analitika, njofton Portalb.mk.

Qytetarët e anketuar kryesisht janë përgjigjur se e konsiderojnë policinë si mjet për mbrojtje të interesave të grupeve politike ose grupeve konkrete. Për shkak asaj, thonë nga organizatat, Ministria e Punëve të Brendshme duhet të bëjë përpjeke të rëndësishme që ta largojë nga politika dhe të sigurohet në implementimin e standardeve profesionale në të gjitha nivelet në këtë institucion.

Më së paku besim te policia kanë personat e papunë dhe të rinjtë.

Megjithatë, policia është institucioni i dytë ku qytetarët kanë më së shumti besim, menjëherë pas sistemit arsimor. Më shumë se gjysma e popullsisë (55%) shprehin besueshmëri në polici, por një pjesë (23%) akoma nuk kanë besim.

Por, edhe pse besimi publik i policisë është relativisht i lartë, ka perceptim për korrupsion të përhapur. Të dhënat e tilla, sipas analizës, tregojnë tolerancë të lartë për korrupsionin në shoqërinë maqedonase.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button