Kuvendi refuzoi interpelancën për Dimitrovin

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë në seancën e mbrëmshme nuk e pranoi interpelancën për punën e ministrit të Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov, e dorëzuar nga deputetët e VMRO-DPMNE-së. Për interpelancën në kuadër të seancës së 13-të votuan 43 deputetë, ndërsa kundër u prononcuan 56.

Deputeti Antonio Milloshoski, duke e elaboruar interpelancën, tha se Nikolla Dimitrov si ministër i Punëve të Jashtme nënshkroi marrëveshje me fqinjin Republikën e Bullgarisë e cila për Sofjen është shumë e volitshme, por për Republikën e Maqedonisë është e dëmshme.

“Nikolla Dimitrov si ministër i Punëve të Jashtme lidhur me euro-integrimet para Komisionit për punë të jashtme promovoi parim të inkluzivitetit ku pushteti dhe opozita do të punojnë së bashku, ndërsa në rastin e parë ku mundte ta shfaqë këtë inkluzivitet pa kurrfarë baze ligjore e largoi Aleksandar Nikollovskin i cili i kaloi të gjithë procedurat që të jetë ambasador i Republikës së Maqedonisë në BE”, tha Milloshoski.

Lidhur me bashkëpunimin rajonal, siç theksoi, ka pohime nga ministri Dimitrov se pozicioni i Republikës së Maqedonisë po përmirësohet lidhur me fqinjët edhe në mënyrë rajonale.

Ai tha se ideologjia e ministrit Dimitrov është karrierizmi. “Shikojeni biografinë e tij dhe do të shihni se karriera çdoherë ka qenë prioriteti i parë në ideologjinë e tij, pa dallim se kush është në pushtet se nëse Lubço Georgievski, Branko Cërvenkovski, Nikolla Gruevski ose Zoran Zaev”, theksoi Milloshoski.

Shefi i diplomacisë, Nikolla Dimitrov, në përgjigjen për interpelancën e dorëzuar tha se është i befasuar që është dorëzuar para kalimit të 100 ditëve nga zgjedhja e Qeverisë, më saktësisht në ditën e 71-të pasi e ka marrë funksionin ministër i Punëve të Jashtme edhe krahas asaj që edhe paraprakisht vetëm në ditën 34-të nga emërimi i tij më 4 korrik me ftesë nga kryetari i Komisionit për punë të jashtme në Kuvend ka referuar për punën e tij në 30 ditët e para.

Nga 1 qershori e deri më sot, siç theksoi, intensivisht po i realizojmë prioritetet e projektuara në pjesën e politikës së jashtme në bazë të Planit 3-6-9. Për njëqind ditët në periudhë të pushimeve veriore, siç theksoi Dimitrov, ka realizuar 27 vizita në vendet e huaja.

Duke përkujtuar në samitin e Ballkanit Perëndimor në Trieste, tha se, në kuadër të Procesit të Berlinit të mbështetur nga BE-ja, është njohur kontributi ynë i shpejtë për ndryshim të perceptimeve tradicionale për rajonin si gjenerator të krizave, krijim të kushteve për stabilitet dhe zhvillim të tyre të qëndrueshëm dhe avancim të cilësisë së përgjithshme të jetesës së të gjithë qytetarëve.

Sipas tij, nënshkrimi i marrëveshjes për miqësi, fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim midis Maqedonisë dhe Bullgarisë tregoi se atje ku ka vullnet politik dhe ide për progres çështjet zgjidhen.

Paralajmëroi vazhdim dhe përforcim të klimës pozitive në marrëdhëniet e ndërsjella.

Avancimi i marrëdhënieve me Greqinë, siç theksoi, është me interes strategjik për Maqedoninë.

Duke folur për kontestin rreth emrit, tha se është çështjet afatgjate dhe komplekse e cila kërkon qasje adekuate dhe gjithëpërfshirëse.

Në rend dite të seancës së 13-të janë edhe interpelancat për punën e ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave dhe asaj të Punës dhe Politikës Sociale, Lupço Nikollovski dhe Milla Carovska. Seanca do të vazhdojë sot në orën 16.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button