Shqipëri, seancë dhe pasdite

Në sallën plenare deputetë do të rikthehen në orën 18.00 për betim. Po ashtu në këtë seancë do të zgjidhet Gramoz Ruci kryetar i Kuvendit, i cili për vite me radhë ka mbajtur detyrën e kreut të grupit parlamentar socialist. Dhe pse votimi është i fshehtë, supriza nuk ka. Socialsitët kanë më shumë se 71 vota për ta zgjedhur, ndërkohë që PD dhe LSI kanë deklaruar votë kundër. Një protestë e ish-të përndjekurve politikë kundër zgjedhjes së Ruçit në krye të lgjislativit, do të shoqërojë nga jashtë seancën.

Ndërkohë presidenti Ilir Meta pritet që këtë pasdite të mandatojë Ramën për formimin e qeverisë për t’i hapur rrugë paraqitjes se programit në Parlament të hënën.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button