Ahmeti: ende ka shumë punë për të bërë në drejtim të zbatimit të barazisë qytetare

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti sot dërgoi urim me rastin e 8 Shtatorit – Ditës së Pavarësisë së Republikës së Maqedonisë.

“26 vjetori i pavarësisë së Maqedonisë po na gjen në hapat përfundimtare të rrumbullakësimit të barazisë normative që rrjedh nga Marrëveshja e Ohrit, asaj të barazisë gjuhësore. Por, akoma ka shumë punë për të bërë në drejtim të zbatimit të barazisë në përditshmërinë e jetës së qytetarit. Duke shënuar përvjetorin e pavarësisë, uroj që të prosperojmë bashkë, të barabartë, pa paragjykime dhe me përkushtim të plotë të përbashkët për ta integruar këtë vend në NATO dhe në Bashkimin Evropian.” shkruan Ahmeti.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button