Turqia dërgon 1.000 ton ndihmë humanitare në Mianmar

Përfaqësuesi i presidentit turk Rexhep Taip Erdogan, Ibrahim Kalan, deklaroi se Turqia ka filluar të dërgojë ushqim, rroba dhe ilaçe me helikopter në Mianmar, në zonën ku myslimanët – Rohingi ikin nga dhuna.

Deklarata u dha pasi Erdogani në telefon ka biseduar me shefen e Qeverisë së Minmarit Aun San Su Çi.

Autoritetet e Mianmarit kanë dhënë leje për dërgesat e para të ndihmës humanitare në pjesën veriperëndimore të vendit.

Është paraparë në Mianmar të dërgohen 1.000 ton ndihmë humanitare nga Turqia.

Dhuna në Mianmar filloi më 25 gusht, pasi kryengritësit nga Armata për shpëtim të Rohingëve në Arakan sulmuan dhjetëra policë.

Si përgjigje për këtë, ushtria e Mianmarit filloi operacion të madh në shtetin Rakhajn, që është e okupuar nga Rohingët.

Në përleshjet, deri tani janë vrarë 400 persona, prej të cilëve 370 janë “terroristë” Rohingi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button