Disa nga arsyet e rënies së flokëve
- Nuk preferohet t’i stiloni flokët çdo ditë
Përdorimi i mjeteve të nxehta dhe produkteve kozmetike, dëmtojnë flokët që në rrënjë, duke shkaktuar hollimin apo këputjen e tyre.
- Stresi ndikon në rënien e flokëve
Periudhat e stresit shoqërohen me rënie flokësh, irritim të lëkurës, shtim në peshë, etj.
- Keni mungesë mineralesh
Ashtu si trupi juaj ka nevojë për një dietë të ekuilibruar me përbërësit e duhur për të qëndruar të shëndetshëm, edhe flokët kanë nevojë për minerale të ndryshme si: hekuri, magnezi e proteina të ndryshme. Për flokë të shëndetshëm dieta juaj duhet të përfshijë kos, mish pule, arra etj,.
- Mosfunksionimi i tiroideve
Hypothyroidism (tiroide jo aktive) dhe hyperthyroidism (tiroide tepër aktive) të dyja këto gjendje mund të shkaktojnë rënie flokësh.
- Vuani nga policistitet ovariane (në vezore)
Ky çrregullim endokrin shkakton një çekuilibër hormonal, dhe si pasojë ndikon edhe në rënie të flokëve.