LSDM: VMRO-ja me vite gënjeu për Qendrën Klinike, Qeveria e re do të ndërtojë Qendër Klinike me standarde botërore

Lidhje Soacialdemokrate e Maqedonisë nëpërmjet një kumtese akuzon se nëse VMRO-DPMNE me të vërtetë donte të ndërtonte Qendër Klinike bashkëkohore, atë do ta bënte, por në vend të Qendrës së re Klinike, VMRO-DPMNE la pas veten vetëm një gardh para të cilin gënjente Nikolla Gruevski dhe Nikolla Todorov, njofton Portalb.mk.

“Sa janë kujdesur për shëndetësinë VMRO-DPMNE dhe Todorov tregon fakti që Qendra Klinike në Shkup 10 vite nuk ka paguar ujë, që klinikat punojnë në kushte katastrofale, me aparaturë të vjetëruar dhe kuadro të duhur.

Gruevski, Todorov dhe VMRO-DPMNE ju premtuan qytetarëve Qendër të re Klinike në vitin 2012 dhe në 2014-tën ajo duhej të ishte përfunduar deri më 2 janar të atij viti. Nëse me të vërtetë u interesojnë nevojat e qytetarëve, Todorov dhe VMRO-DPMNE nuk do të nënshkruanin marrëveshje të dyshimta për ndërtiminin vetëm të klinikave interne, dhe jo për komplet Qendrën Klinike.

Qeveria e udhëhequr nga LSDM do të ndërton Qendër të re Klinike me standarde botërore, ndërsa në lokacionin e tashëm do të ndërtohet Qendër diagnostifikuese me laborator. Pacientët tashmë nuk do të dërgohen nga klinika në klinikë, të shëtisin nëpër koridore dhe të operohen në kushtë mizore ashtu siç ishte në kohë e Todorovit dhe VMRO-DPMNE-së”, thuhet në kumtesën e LSDM-së.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button