Carovska: Do të insistojmë që ta zhvillojmë cilësinë e jetës së pensionistëve

Mbi 500 pensionistë prej 40 shoqatave të pensionistëve të Maqedonisë në 11 disiplina sportive sot në Koçan marrin pjesë në ndeshjet e 22-ta sportive republikane të pensionistëve.

Organizator është Lidhja e shoqatave të pensionistëve të Maqedonisë, ndërsa mbështetës gjeneral Ministria e Punës dhe Politikës Sociale.

“Më të moshuarit dhe pensionistët e kanë urtësinë në vete. Ne prej jush mësojmë. Si Qeveri do ta respektojmë të gjithë atë që është vendosur si kërkesë prej jush, organizatës së pensionistëve. Do të insistojmë si Qeveri dhe Ministri ta zhvillojmë cilësinë e jetës së pensionistëve në më shumë segmente të jetës. Do të vazhdojmë me masën mjekim klimaterik dhe në Banja deri në fund të këtij vitit, ndërsa planifikojmë ta realizojmë edhe në vitin e ardhshëm 2018. Do t’i rrisim pensionet me harmonizimin e shpenzimeve për jetesë dy herë në vit dhe në fund të vitit”, theksoi ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Milla Carovska.

Nënkryetari i LSHPM, Saltir Karovski njoftoi se lojërat e para sportive të pensionistëve janë mbajtur në vitin 1996 në Ohër dhe në to kanë marrë pjesë 10 shoqata të pensionistëve me 150 sportistë, që sot të marrin pjesë 40 shoqata nga mbi 500 sportistë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button