Skëndërbeu nuk u shqepet talenteve, hidhet firma me 20-vjeçarin

Skënderbeu nuk u ndahet talenteve. Korçarët kanë “blinduar” të radhës, ndërsa zyrtarisht kanë firmosur kontratë me një 20- vjeçar. Bëhet fjalë për Harbin Kupën, i cili luan në mesfushë.

Lojtari është regjistruar tashmë në sistem, megjithatë ende nuk i është bashkuar skuadrës, raporton Panorama. Nga të dhënat, mësohet se strugani e ka nisur futbollin pikërisht me skuadrën vendëse dhe, më pas, është bërë pjesë e Vardarit, njofton “Albeu.com”.

Sakaq, në sezonin e fundit, ai ka qenë pjesë e sllovenëve të NK Brezice. Përgjegjësit e merkatos së bardhekuqve e kanë “peshkuar” dhe pritet që fantazisti i lindur në Veleshtë të vihet nën urdhrat e Ilir Dajës.

Strategjia e Skënderbeut me të rinjtë ka rezultuar e suksesshme. Përfitimet financiare kanë qenë realisht të larta, ndërsa për të vërtetuar këtë mjafton të kujtosh shitjen e Olainkës, Berishës, Latifit apo Zekaj.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button