Kuvend, dorëzohen ligjet për rrogën minimale dhe taksën radiodifuzive

Shumica parlamentare ka dorëzuar në Kuvendin e Maqedonisë propozimet për ligjin e rrogës minimale, punëtorëve të falimentuar dhe shkëputjen e taksës radiodifuzive, njofton Portalb.mk.

Siç qëndron në njoftimin e propozimit të këtyre ligjeve, sipas shumicës parlamentare këto ligje kanë një rëndësi të veçantë dhe do të kontribuojnë në rritjen e të ardhurave të qytetarëve, për zvogëlimin e dallimeve sociale dhe për largimin e padrejtësisë së punëtorëve të falimentuar.

Me miratimin e ligjit për pagë minimale të gjithë të punësuarit do të marrin rrogë minimale jo më të vogël se 12 mijë denarë. Kjo do të vlej edhe për të punësuarit e ndërmarrjeve të tekstilit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button