Shqipëri, nga nesër nis zyrtarisht vjeshta!

Sot temperatura maksimale në territorin shqiptar do arrijë në 32 gradë celsius dhe sipas parashikimeve të sinoptikanëve moti do jetë kryesisht i kthjellët.

Ditën e sotme pritet që temperaturat maksimale të arrijnë në 32 gradë Celsius dhe pritet që dita të kalojë pa vranësira, njofton “Albeu.com“.

Por pritet që moti të ndryshojë duke nisur nga neser duke bërë që territori shqiptar të pushtohet nga vranësirat dhe reshjet e shiut.

E diela e 3 shtatorit do nisë me vranësira të cilat herë pas herë do marrin përmasa më të gjera dhe do sjelli reshje shiu, ndoshta në zona lokale jo në gjithë vendin.

Por, temperatura do të shënojnë një ulje të ndjeshme dhe ato do vërtiten në mes 10 gradë min. dhe 26 gradë maksimale.

Ndërsa me fillimin e javës së re të hënën metereologët thonë se ditët do jenë me vranësira dhe reshje të pjesshme shiu, ku temperaturat do sillen mes 8 dhe 25 gradë Celsius.

Goxha ndryshim krahasuar me vapën e kësaj vere, por vjeshta ka trokitur, hapini derën dhe vishuni trashë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button