Qeveria dhe ministritë fillojnë shtatorin me orar të ri të punës

Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës (MSHIA) kumtoi se duke filluar prej nesër hyn në fuqi vendimi
për përcaktimin e orarit të punës në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë, minsitritë dhe organet e tjera të administratës shtetërore.

“Në pajtim me dispozitat e Vendimit, secili i punësuar në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë, minsitritë dhe organet e tjera të administratës shtetërore ka të drejtë të arrijë në vendin e punës ndërmjet orës 7:30 dhe 8:30 dhe të largohet nga vendi i punës në periudhën mes orës 15:30 dhe 16:30, ashtu që ka për obligim përmbushjen e 8 orëve punë gjatë ditës. Secili organ i administratës shtetërore duhet të sigurojë sistem për evidencë të orarit të punës, me qëllim të kontrollit më efikas gjatë hyrjes dhe daljes së të punësuarve”, theksohet në kumtesën e MSHIA-s.

Në kontekst të të drejtave të përgjithshme të të punësuarve në administratën shtetërore, siç ceket, nënkuptohet edhe e drejta e të punësuarve për orar të punës adekuat për përmbushje efektive dhe efikase të detyrave të punës, ndërkaq në suaza të caktuara me dispozitat pozitive ligjore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button