Spasovski: SPB Shkup: Gjendja e sigurisë në Shkup është stabile

Gjendja e sigurisë në qytetin e Shkupit është stabile dhe ka tendencë në zvogëlimin e krimit, është vlerësimi që sot personat udhëheqës nga Sektori për punë të brendshme të Shkupit ia transmetuan ministrit të Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski.

Në takimin punues në hapësirat e SPB Shkup ministrit Spasovski i është bërë me dije edhe për problemet me të cilat po ballafaqohen të punësuarit dhe mungesës së kuadrit punues.

Ministri paralajmëroi se në periudhën e ardhshme do të përkushtohet veçanërisht vëmendje në prishjen e rendit publik dhe paqes, uljen e veprave penale dhe të sigurisë në komunikacion.

Në pjesën e përmirësimit të kushteve të nëpunësve policor, Spasovski theksoi se me ribalancin e Buxhetit tashmë janë siguruar 10 milionë denarë shtesë për investime kapitale.

“Qytetarët me të drejtë presin të kenë siguri më të madhe, por nga ana tjetër nëpunësit policor po përballen me probleme. Nëse kemi parasysh se 10 vjet nuk janë dhënë uniforma të reja, shtatë vite çizme dhe nuk është investuar në përmirësimin e kushteve për punë, kjo tregon në një mënyrë në punën e cila nuk ka qenë në interes të shërbimit dhe qytetarëve. Sepse rikahëzuam mjete që ta përmirësojmë këto kushte dhe me ribalancin siguruam 10 milionë denarë shtesë për investime kapitale”, deklaroi Spasovski.

Takime pune si kjo e sotmja në SPN Shkup është planifikuar të mbahen edhe me sektorët e tjerë të cilat janë në kompetencë të MPB-së.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button