IOM: Nga viti 2014 nëpër botë kanë vdekur rreth 23.000 emigrantë

Afërsisht 23.000 emigrantë kanë humbur jetën nëpër botë nga viti 2014, ndërsa 20 vitet e fundit numri i të vdekurve nëpër marshrutën migruese është rreth 60.000 persona, kumtoi Organizata Ndërkombëtare për Migrim (IOM).

IOM me rastin e 30 gushtit, Ditës ndërkombëtare të të zhdukurve pa gjurmë kumtoi se ka edhe shumë raste të vdekjes ose zhdukjes, të cilat komunikohen, por nuk regjistrohen, si për shembull kur trupat e të vdekurve nuk mund të gjenden ose të identifikohen.

Sipas IOM marshruta më vdekjeprurëse është përmes Detit Mesdhe ku vetëm në vitin 2013 kanë humbur jetën rreth 15.000 emigrantë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button