Lista zgjedhore, ja cilat qytete e kontrolluan më shumë

Në vijim është verifikimi publik i Listës zgjedhore për Zgjedhjet lokale 2017, ndërsa deri më 29 gusht, sipas informacioneve të publikuara nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) listën në zyrat dhe sektorët rajonalë e kanë verifikuar 8.319 qytetarë.

Sipas shqyrtimit të KSHZ-së, më shumë qytetarë deri më 29 gusht Listën zgjedhore e kanë verifikuar në sektorët në Manastir – 1.689 dhe në Ohër – 1.148 qytetarë.

Paralelisht verifikimi bëhet edhe në mënyrë elektronike përmes ueb-aplikacionit të vendosur në ueb faqen e KSHZ-së. Ky aplikacion për verifikimin e të dhënave të qytetarëve deri më 28 gusht është shfrytëzuar mbi 180.000 herë.

Vlerësimi i KSHZ-së është se është rritur numri i qytetarëve të cilët janë duke i verifikuar të dhënat e tyre. Është i vogël numri i personave të cilët kanë kërkuar fshirjen apo ndryshimin e të dhënave. Në seancën e KSHZ-së të mbajtur të martën vetëm një person ka kërkuar fshirjen prej listës, ndërsa pesë persona ndryshimin e të dhënave.

Shqyrtimi publik në Listën zgjedhore zgjat deri më 9 shtator, ndërsa listën për Zgjedhjet lokale të caktuara për më 15 tetor, sipas Librit të afateve, KSHZ duhet ta përmbyllë brenda 15 ditëve pas shqyrtimit të përfunduar publik gjegjësisht deri më 24 shtator.

Më 4 shtator në mesnatë përfundon edhe afati për grumbullimin e nënshkrimeve për kandidatë të pavarur për kryetarë komunash dhe për lista për këshilltarë. Në sektorët dhe zyrat rajonale të KSHZ-së nënshkrime janë duke u mbledhur për 24 lista për anëtarët e këshillit dhe për 14 kandidatura të pavarura për kryetarë komunash.

Numri i nevojshëm i nënshkrimeve varet prej numrit të banorëve në komunë ku tubohen nënshkrimet.

Listat e kandidatëve prej përfaqësuesve të autorizuar në Komisionet komunale zgjedhore gjegjësisht në Komisionin Zgjedhor të Qytetit të Shkupit dorëzohen më së voni deri më 14 shtator, prej kur vijojnë afatet për verifikimin e rregullshmërisë së listave. Komisionet komunale zgjedhore duhet t’i konfirmojnë listat më së voni deri më 16 shtator.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button