LSDM: Qeveria po bën përmirësimin dhe modernizimin e infrastrukturës

Nga Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë (LSDM) nëpërmjet kumtesës së sotme tregojnë se niveli i investimeve në infrastrukturën e Maqedonisë ishte i ulur në 10 vitet e fundit që sjelli situatë ku vendet rurale mbeten pa kushte për jetë, pa sistem të ujitjes, pa kanalizime fekale dhe atmosferike. Rrugët, si segment i infrastrukturës janë lënë pas dore.

“Paaftësia e VMRO-DPMNE-së dhe apetitet kriminale të Nikolla Gruevskit ju kushtuan qytetarëve së paku 100 milion euro, aq sa është dëmi për lëshimet e bëra në autostradat e filluara.

Dëmet milionshe nga lëshimet e ndërtimit të autostradave e vërtetojnë keqërdorimin e mjeteve shtetërore për pasurim të individëve dhe paaftësinë e VMRO-DPMNE-së të përkujdeset dhe të punon në interes të qytetarëve.

Për dallim nga kjo qasje krimininale dhe shkatërruese, Qeveria e udhëhequr nga LSDM punon në zgjidhjen e problemeve të trashëguara dhe punon në përmirësimin e infrastrukturës në vend si segment i rëndësishëm.

Dëshmi për të është nënshkrimi i marrëveshjes së fundit që do të sigurohen mjete në vlerë prej 35.4 milion euro për ndërtimin e rrugës ekspres Drenovë-Gradsko me çka do të mund të ndërtohej ky drejtim rrugor.

Maqedonia ecë përpara dhe përfiton infrastrukturë moderne dhe efikase ashtu siç meriton çdo shtet bashkëkohor evropian.

Me ndryshimet në nivelin lokal që do të ndodhin në zgjedhjet e ardhshme dhe fitorja e LSDM-së, do të hapet mundësia që përmes qasjes konstruktive dhe të përgjegjshme të përmirësohet infrastruktura edhe në nivel lokal, të ndërtohen rrugë lokale, sistem për uj dhe kanalizime, në interes të qytetarëve dhe nevojave të tyre jetësore”, thuhet në kumtesën e LSDM-së

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button