LSDM: VMRO-DPMNE nuk mund të qetësohet me faktin se paratë përfundojnë te qytetarët

“VMRO-DPMNE nuk mund të qetësohet me faktin se paratë shtetërore shfrytëzohen për nevojat e qytetarëve, dhe nuk përfundojnë në xhepin e Nikolla Gruevskit dhe familjes, ashtu siç ishte përpara”, kështu reagojnë në kumtesën e sotme nga LSDM-ja, njofton Portalb.mk.

“Për atë VMRO-DPMNE çdo ditë plason lajme të rreme dhe manipulon me qytetarët, duke u përfshirë me qëllim edhe në dhënien e letrave me vlerë dhe ndryshimet në rezervat devizore. Bëhet fjalë për praktikë të rregullt për pagesë nga llogaria shtetërore të kësteve të mbetura të krediteve, interese dhe borxhe të bëra nga qeverisja e kaluar e VMRO-DPMNE-së. I tillë është shembulli edhe me kthimin e kredisë së vitit 2012 ndaj Dojçe Bankës në vlerë prej 77.3 milion euro.

Qeveria e udhëhequr nga LSDM përmes punës së përgjegjëshme dhe efikase po e stabilizon borxhin publik i cili për herë të parë është ulur që nga viti 2008. Paratë e qytetarëve tashmë nuk shpezohen për pasurim kriminal të Gruevskit dhe familjes, por për pagë minimale më të lartë, rritje të pensioneve, për zgjidhjen e problemit me të falimentuarit dhe për masa të reja të punësimit”, thuhet në kumtesën e LSDM-së.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button