Zaev vizitoi Berovën me rastin e festës së “Shën Marisë”

Kryeministri Zoran Zaev sot e vizitoi Berovën dhe manastirin “Shën Mëria” prej ku të gjithë të krishterëve ua uroi festën dhe iu dëshiroi shëndet, fat, bereqet personal dhe kolektiv.

Zaev realizoi takim me qytetarët e Berovës, ndërsa i vizitoi dhe u njoh me prodhuesit e përpunimeve tradicionale artizanale dhe prodhimet ekologjike të ekspozuara në stendat nga panairi “Maleshevia në pëllëmbë”. Ai është për herë të parë në Berovë në këtë festë si kryeministër.

“Berova është një prej komunave të mia fqinje dhe shpesh jam këtu me miqtë dhe banorët e Berovës dhe këtu së bashku siç ngjan madhështia e kësaj feste. Populli ynë duhet të jetë së bashku për t’i ndihmuar njëri tjetrit, të shtrijmë dorën, ashtu siç i përngjan edhe besimit krishter. Në këtë emër ja këtu nga qendra e Berovës dëshiroj t’ua uroj të gjithë krishterëve festën e sotme, t’ju dëshiroj shëndet, fat, bereqet personal dhe kolektiv qytetarëve të Republikës së Maqedonisë”, theksoi Zaev.

Ai potencoi se komunat në jetën e përgjithshme të qytetarëve janë faktor serioz me ndikim në jetën e përditshme dhe kështu, në prag të zgjedhjeve lokale, siç shtoi, partia qeveritare do t’i zgjedhë kandidatët për zgjedhjet e ardhshme lokale sipas linjës së qytetarëve të krijuar nga sondazhet të cilat janë në vijim.

Ai shtoi se pret zgjedhje të rregullta me kredibilitet, korrekte dhe demokratike, me ç’rast qytetarët do t’i zgjedhin njerëzit e parë të komunave dhe këshilltarët.

Paraprakisht, kryeministri Zaev mori pjesë në liturgjinë e mëngjesit në manastirin “Shën Leontij” në Vodoça, ndërsa e vizitoi edhe Tempullin “Shën Mëria” në Strumicë.

Zaev: Duhet t

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button