Aksident i rëndë në Alpet Austriake, 5 alpinistë bien nga 200 metra lartësi

Pesë alpinistë gjermanë u vranë dhe një tjetër u plagos rëndë pas një aksidenti tragjik në Alpet Austriake.

Pesë helikopterë shpëtimi u dërguan në vendngjarje, 2,900 metra mbi nivelin e detit në Alpet Zillertal, transmeton Syri.net.

Alpinistët u rrokullisën të gjithë bashku nëpër shpatin e malit kur njëri prej tyre u rrëzua, duke tërhequr pjesën tjetër të grupit me të.

Ata ranë nga gati 200 metra lartësi.

Vetëm njëri prej tyre mbijetoi dhe u dërgua në spitalin e Salzburg, rreth 80 kilometra larg.

Zyrtarët thonë se alpinistët ishin nën kalimin e Mannlkarschartes, një zonë e pasur me  shkëmbinj të thepisur.

Tre nga alpinistët që vdiqën ishin mbi 60 vjeç. 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button