QMK: Një alpinist 60-vjeçar vdiq në malin Korab
Qendra e Menaxhimit me Kriza (QMK) njoftoi se një 60-vjeçar ka ndërruar jetë si pasojë e një ataku kardiak në shtegun në zonat e larta të malit Korab, transmeton Portalb.mk.
Personi që vdiq ishte pjesë e një grupi prej 18 alpinistësh.
“Sot Qendra Rajonale për Menaxhimin e Krizave Tetovë ka njoftuar se mëngjesin e sotëm në stacionin policor të Strezimirit është njoftuar se një pjesëtar 60 vjeçar i një grupi prej 18 alpinistësh ka pësuar infarkt teksa kanë qenë duke ecur përgjatë një shtegu malor të Korabit, një kilometër mbi stacion. Rasti është denoncuar nga një alpinist i cili ka ardhur në komisariatin e Strezimirit, pasi në atë zonë nuk kishte rrjet celulari”, thuhet në njoftimin e QMK.
Nga atje njoftuan se sipas procedurave kanë tentuar ta shpëtojnë të ndjerin por u konstatua se ai kishte vdekur.
Pritet që në vendin e ngjarjes të arrijë prokurori publik nga Gostivari, përveç prezencës dhe vlerësimit mjekësor të mjekut nga autoambulanca.