Transferim nga Barcelona te Juventusi (FOTO)

Raportohet se Juventusi ka bërë ofertë për mesfushorin e Bareclonës, Andre Gomes.
Mundo Deportivo raporton se kampioni italian ka ofruar 33 milionë euro për Gomesin, por Barcelona po kërkon 50 milionë euro për shërbimet e portugezit, përcjell Lajmi.net.

Barcelona e kishte blerë sezonin e kaluar Gomesin nga Valencia për 35 milionë euro, por nuk ka arritur të zë vendin e titullarit në Camp Nou.

Gomes ka shënuar 3 gola dhe tre asiste në 47 paraqitje për Barcelonën në sezonin e kaluar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button