Shqipëri: Rama emëron një qeveri të ristrukturuar dhe të reduktuar
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e ka emëruar një qeveri të ristrukturuar, me qëllim që të shtohet rritja ekonomike e vendit nga 3.8 në 5% gjatë katër viteve të ardhshme.
Zoti Rama i tha sot udhëheqjes së Partisë Socialiste, lider i së cilës është, se kabineti do të reduktohet nga 20 në 14 poste ministrore, duke e bërë atë “më të vogël por më bashkëpunues”.
Në kabinetin e ri ruhet nurmi i njejtë i femrave dhe meshkujve.
Partia Socialiste e krahuit të majtë e siguroi mandatin e saj të dytë në zgjedhjet e qershorit, duke i fituar 74 vende deputetësh në Kuvendin e Shqipërisë me 140 vende dhe mund të qeveris pa aleatë.
Partia Demokratike në opozitë i fitoi 43 vende, ndërsa Lëvizja Socialiste për Integrim, e cila ishte pjesë përbërëse e kalicionit të kaluar qeveritar, i ka 19 deputetë. Katër vende të tjera janë fituar nga grupimet e vogla partiake.
Demokratët thanë se emërimet për qeveri përfaqësojnë “kthim në pushtet të elitës ish-komuniste”, që do të çoj “në thellimin e sundimit privat të Edi Ramës dhe të grupit të vogël”, raporton agjencia AP nga Tirana.
Disa nga çështjet kryesore në Shqipëri janë çrrënjosja e korrupsionit, luftimi i trafikimit të drogës, përmirësimi i të ardhurave dhe ulja e papunësisë.
Shqipëria është anëtare e NATO-s prej vitit 2009 dhe dëshiron fillimin e negociatave për anëtarësim me Bashkimin Evropian, gjatë vitit të ardhshëm.
Qeveria e re duhet të votohet kur Kuvendi i Shqipërisë të mblidhet në fillim të muajit të ardhshëm.