Partnerja e re e Kivanç Tatlitug, modelja e famshme e Victoria’s Secret

Emri i saj nuk është i panjohur për mediat, por surpriza këtë herë është që ajo do të jetë në krah të aktorit të njohur turk, Kıvanç Tatlıtug. Dhe jo për një serial të ri, siç mund ta merrni mend, por për një reklamë të re të xhinseve Mavi – një kompani e cila ka nënshkruar një kontratë të re me aktorin, shkruan Class.

Së bashku me Tatlıtuğ, në koleksionin e ri të prezantuar të Mavi Jeans, do të jetë edhe modelja e Victoria’s Secret, Megan Williams, një 23-vjeçare që ka rënë në sy për bukurinë natyrale dhe tiparet e ëmbla. Xhirimet për promovimin e veshjeve të reja vjeshtë-dimër ka nisur, por për skenarin e tij ende nuk është mësuar gjë. Spoti pritet të pushtojnë mediat turke pas pak ditësh.

Modelja britanike Megan Williams është bërë pjesë e modelingut që prej moshës 14-vjeçare. Tashmë ajo po vijon projektet mes Londrës dhe New York-ut. Më herët, 23-vjeçarja është bërë pjesë e markave të njohura si Guess dhe Ralph Lauren.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button