Një banor i Haraçinës ka tentuar të shkelë policë

Një banor njëzet e katërvjeçar i Haraçinës, i cili ka drejtuar furgon të ngarkuar me dru për ngrohje, mbrëmë ka tentuar t’i ikë policisë në fshatin Kadinë të Shkupit, ndërsa në këtë rast edhe t’i shkelë nëpunësit policor.

“Mbrëmë rreth orës 19:45 minuta në fshatin Kadinë të Shkupit nëpunësit policor nga Reaparti policor-Petrovec kanë tentuar ta ndalin automjetin furgon të ngarkuar me dru për ngrohje dhe i drejtuar nga G.M. (24) nga fshati Haraçinë, i cili në shenjën e dhënë “stop” nuk ka ndaluar dhe me shpejtësi të madhe ka lëvizur në drejtim të fshatit Marino”, theksohet në buletinin policor.

Rreth orës 20:05 minuta G.M është ndaluar në rrugën drejt fshatit Haraçinë, në afërsi të depos së mëparshme me ç’rast ka tentuar të godasë në automjetin e MPB-së të RM-së, si dhe t’i shkelë nëpunësit policor pasi ata kanë dalë nga automjeti.

Në vendin e ngjarjes me automjetin “Golf” kanë ardhur edhe tre persona të cilët janë drejtuar drejt nëpunësve policor, me ç’rast njëri prej tyre nga pistoleta zyrtare ka shtënë një plumb në ajër për tÇi frikësuar, ashtu që personat kanë ikur, ndërsa G.M është privuar nga liria.

Policët rreth orës 20:15 minuta i kanë privuar nga liria S.M. (23) i cili ka drejtuar automjetin “golf”, si dhe E.E. (40), G.M (55), M.M. (24) të gjithë nga fshati Haraçinë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button