Lojë spiunash, ish shefi në ikje i drejtorisë së pestë në MPB, Grujovski ka identitet tjetër, Vladimir Valerov

Ish shefi i drejtorisë së pestë në Ministrinë e punëve të brendshme, Goran Grujovski i cili momentalisht është në ikje, ka pasur edhe identitet tjetër, Ai është quajtur Vladimir Valerov.

Këtë informatë e publikoi TV 21, e cila është thirrur në burime në Ministrinë e brendshme. Sipas tyre, për këtë identitet është njoftuar edhe Interpoli.

Ndryshe, Goran Grujevski dhe Nikolla Boshkovski, dy të akuzuarit nga  Prokuroria Speciale Publike për rastet “Target” dhe “Fortesa”, tani dy muaj, në vend se të jenë burg, ata janë në arrati.

LEXO MË SHUMË PËR RASTIN E GORAN GRUJOVSKIT

Pasi që policia nuk arriti t’i gjejë dhe t’i marrë në paraburgim, u lëshua fletë arrest ndërkombëtar që vazhdon të jetë aktiv dhe për këtë çështje nga MPB thanë se “po punohet në rastin”. Për ish drejtorin e Drejtorisë së Pestë në DSK, Goran Grujevski dhe për Nikolla Boshkovski, i punësuar në DSK, Gjykata Supreme e vërtetoi vendimin e Gjykatës së Apelit, sipas të cilës ju caktohet masë paraburgimi.

Në rast se vërehen nga qytetarët, pritet të informojnë në stacionin më të afërm policor ose të denoncojnë në linjën telefonike 192. Policia i kërkoi fillimisht në adresat e tyre të banimit, si dhe në shumë lokacione në Shkup, Veles dhe Ohër, për ku ishin marrë informatat operative se ata mund të strehohen, por nuk arritën t’i gjejnë.

Paraprakisht, Grujevskit dhe Boshkovskit ju ishin konfiskuar dokumentet e udhëtimit dhe nëse janë arratisur nga shteti, është bërë në mënyrë ilegale. Masën e paraburgimit për të akuzuarit, Gjykata e Apelit e shqiptoi më 18 korrik, por kjo masë nuk u ekzekutua menjëherë, pasi që atyre ju dha mundësia për ankesë në Gjykatën Supreme gjë që shtyu paraburgimin e të akuzuarve.

LEXO KËTU PËR MË SHUMË RRETH RASTEVE “FORTESA” DHE “TARGET

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button