I burgosuri tenton t’i japë fund jetës

Një djalë i ri, 28 vjeç, banues në Tiranë i cili prej disa kohësh ndodhej në burgun e sigurisë së lartë në Tiranë ka tentuar që t’i japë fund jetës.

Ishin gardianët ata që arritën të shpëtojnë të riun në grahmat e fundit të jetës, duke e dërguar në spitalin “Nënë Tereza”, ku aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Dyshohet se akti i rëndë është kryer në gjendje të rënduar psikologjike, ndërkohë nga ana e policisë nuk bëhen me dije detaje të tjera.

Sipas raportit, lidhur me këtë ngjarje, materialet iu referuan Prokurorisë së Tiranës për vlerësim.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button