Maqedoni, një i vdekur dhe një i lënduar rëndë në aksidentin rrugor

Një person e ka humbur jetën, ndërsa një është lënduar rëndë në aksidentin rrugor që ka ndodhur mbrëmë 45 minuta pas mesnate në rrugën lokale nga f. Zleovë në drejtim të rrugës magjistrale Radovish-Strumicë.

MPB kumtoi se autmojeti “Reno-espejs” me targa të Strumicës i drejtuar nga P.P. (29), ka dalë nga rruga ku në vendngjarje ka vdekur bashkudhëtari T.V. (23), ndërsa lëndime të rënda ka marrë D.S. (19) dhe të dy nga f. Vlladevc të Strumicës, i cili pas dhënies së ndihmës mjekësore në Qendrën Mjekësore – Strumicë është transferuar në Qendrën Urgjente – Shkup.

Shoferi P.P gjithashtu është nga f. Vlladevc, pas aksidentit e ka braktisur vendin e ngjarjes.

MPB ndërmerr masa për gjetjen e shoferit të automjetit dhe ndriçimin e plotë të rastit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button