Ministri serb Daçiq: Ja çfarë vendosëm në lidhje ne emrin e Maqedonisë

Ministri serb i Punëve të Jashtme Ivica Daçiq deklaroi të premten se Serbia nuk e ka ndryshuar vendimin që ka të bëjë për emrin me të cilin e njeh Maqedoninë. Pas takimit me shefin e diplomacisë së Maqedonisë, Nikolla Dimitrov, Daçiq theksoi se është e nevojshme që dy vendet të sillen në mënyrë transparente dhe të sinqertë.

“Neve na dhemb që e pranuam Maqedoninë me emrin kushtetues, për çka Greqia na dha vërejtje, e cila megjithatë nuk e njeh Kosovën, ndërsa Maqedonia këtë e bëri”, theksoi Daçiq, duke potencuar se Kosova është njohur nga ana e Qeverisë paraprake, e jo nga kabineti qeveritar i Zoran Zaevit. “Megjithatë, ne nuk e ndryshojmë vendimin”, tha Daçiq

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button