Gjermania ilegalizoi një ueb-faqe të ekstremit të djathtë

Gjermania ndaloi një portal të ekstremit të djathtë, duke e akuzuar për nxitje të dhunës dhe tubimin e aktivistëve, që kanë shkaktuar trazira gjatë samitit të G20-ës (grupit të vendeve të industrializuara), muajin e kaluar, në Hamburg, shkruan REL.

Nga tash e tutje është krim përdorimi i ueb-faqes linksunten.indymedia, tha ministri i Brendshëm i Gjermanisë, Thomas de Maiziere.

Policia konfiskoi kompjuterë dhe disa armë gjatë bastisjes së banesave të aktivistëve në rajonin Baden-Vuerttemberg.

Me një postim në Twitter, Ministria e Brendshme e Gjermanisë e cilësoi portalin si “platformë qendrore të komunikimit për ekstremistët e djathtë, të prirë për dhunë”.

Dhjetëra protestues antikapitalistë janë përleshur me policinë gjatë samitit të G0-ës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button