Flokët me onde të ëmbla mund t’i bësh vetë për 5 minuta

Flokët e valëzuar janë jo vetëm një prej trendeve që ndjekin të gjitha vajzat e njohura, por edhe shumë të bukur e të kombinueshëm me çod lloj veshjeje. Është një model, mbi të gjitha, që nuk kërkon shumë punë, shkruan Class.

Fatkeqësisht, jo të gjithë lindin me flokë të bukur e me onde. Sidoqoftë, nuk është rasti për t’u shqetësuar nëse ke flokë të drejtë. Një llak i krijuar me kripë mund të të ndihmojë të arrish ondet e ëndërruara. Dhe e di se si? Mund të bësh gjithçka vetë dhe pa shpenzuar asnjë qindrakë. Ja si:

Përbërësit:

– 2 filxhanë me ujë të nxehtë

– 1 lugë çaji kripë

– 1 lugë çaji vaj kokosi

Vendosi të gjithë përbërësit në një shishe që sprucon (spray), përzieje mirë në mënyrë që të gjithë përbërësit të njëtrajtëzohen.

Aplikoje spray në flokë të lagur në mënyrë që të krijohën flokët e valëzuar. Uji me kripë ndihmon për të krijuar flokë me onde, ndërsa vaji i kokosit do të ndihmojë për shkëlqiminin dhe hidratimin e tyre.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button