Gabriel: Një Turqi e tillë asnjëherë nuk mund të bëhet anëtare e BE-së

Turqia asnjëherë nuk do të bëhet anëtare e BE-së derisa me të menaxhon Rexhep Taip Erdogan, deklaroi ministri gjerman i Punëve të jashtme Zigmar Gabriel, duke e akuzuar presidentin turk se nuk i merr seriozisht  negociatat parahyrëse me Unionin.

“Është e qartë se në këtë gjendje Turqia asnjëherë nuk do të bëhet anëtare e BE-së. Jo sepse  ne duam kështu, por sepse  Qeveria turke dhe Erdogani shpejt janë larguar nga gjithçka  që synon Evropa”, theksoi Gabriel në intervistën për gazetën gjermane “Blic”.

Ai konsideron se “vendi i cili e kufizon lirinë e fjalës, i burgos personat e pafajshëm dhe e shtyp opozitën, nuk mund të bëhet pjesë e BE-së”.

Marrëdhëniet gjermano turke u ashpërsuan pas arrestimit të dy gazetarëve gjermanë dhe aktivistëve në Turqi, ndërsa në mënyrë shtesë u përkeqësuan pasi Erdogani i bëri thirrje Turqisë në Gjermani që të bojkotojnë partitë e koalicionit qeveritar në zgjedhjet në muajin e ardhshëm.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button