Zaev: Politikanët të qëndrojnë sa më larg gjyqësisë, njerëzit profesionist t’i zbatojnë reformat

 Nuk është puna ime, e as e cilitdo politikani tjetër, tha sot kryeministri Zoran Zaev, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve në lidhje me përzgjedhjen e prokurorit të ri publik të shtetit.

Zaev në konferencë për shtyp kumtoi se nuk ka informacione, e as që ka kërkuar të jetë i informuar për trupin punues pranë Ministrisë së Drejtësisë i cili duhet t’i zbatojë reformat në gjyqësi, transmeton MIA.

“Besoj se njerëzit profesionist do t’i bartin në supet e veta reformat. Ne politikanët duhet të jemi pak më larg kësaj, përveç se ta mbajmë drejtimin që qëllimi përfundimtar të jetë gjyqësi e pavarur. Besoj edhe se edhe po konstituohen organizatat ndërkombëtare, se grupi i seniorëve i kryesuar nga Pribe do të ketë ndikim të rëndësishëm në këtë proces para së gjithash përmes transmetimit të përvojave, por në fund, institucionet janë atë që do të bartin vendime”, potencoi Zaev dhe u bëri thirrje mediave t’i ndjekin nga afër reformat në gjyqësi që politikanët, siç përmendi, aspak të mos lejojnë përzierje në procedurat të cilat do të sjellin deri në gjyqësi të pavarur.

Për marrëdhëniet me Serbinë, Zaev theksoi se fjala e mirë dhe miqësia e sinqertë i zgjidh problemet. “Gjithçka që ishte në lidhje me rastin veç më është thënë përmes kumtesës dhe përmes deklaratave të ministrit të Punëve të Jashtme dhe të zëvendëskryeministrit për çështje evropiane”, theksoi kryeministri.

Sipas Zaev, për Zhivaljeviq dhe deklaratën e tij duhet të deklarohet vetë ai, Serbia dhe institucionet zyrtare.

“Ne në atë periudhë ishim opozitë dhe me të vërtetë nuk kemi pasur kurrfarë mënyre si të informohemi nëse ka pasur ose nuk ka pasur leje nga dikush”, tha Zaev në konferencën për shtyp në Qeveri në të cilën kumtoi se nga tetori fillon tarifa e lirë e rrymës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button