Rreth 6 milionë turistë të huaj vizituan Stambollin këtë vit
Të dhënat tregojnë se në korrik të këtij viti Stambollin e kanë vizituar 1.319.549 turistë që është për 42,7 për qind më shumë se në krahasim me muajin e njëjtë të vitit të kaluar
Në njoftimin theksohet se Stambolli , i cili njihet për kalanë Topkapi, Ayasofia, dhe shumë monumente tjera, gjendet në mesin e qyteteve më të vizituara në botë.
Të dhënat tregojnë se në korrik të këtij viti Stambollin e kanë vizituar 1.319.549 turistë që është për 42,7 për qind më shumë se në krahasim me muajin e njëjtë të vitit të kaluar.
Qytetin në Bosfor në shtatë muajt e parë të këtij viti e kanë vizituar 6.3 për qind më shumë turistë të huaj se në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.
Më së shumti vizitorë ka pasur nga Gjermania (538.945 turistë), vijon Irani (427.018 turistë) dhe Arabia Saudite (294.401 turistë).