Barcelona starton me fitore në La Liga (VIDEO)
Barcelona ka shënuar fitore në ndeshjen hapëse në La Liga.
Në stadiumin ‘Camp Nou’, në cilësinë e vendasve Barcelona ka mposhtur 2:0 Real Betisin.
Të dy golat e kësaj ndeshje, u shënuan në pjesën e parë.
Tosca me autogol në minutën e 36’-të, i dha epërsinë e parë Barcelonës.
Tre minuta më vonë, Sergi Roberto shënoi për 2:0.
I pafat në këtë ndeshje, ishte Lionel Messi që tre herë qëlloi shtyllën, pa arritur të gjejë rrjetën./Lajmi.net/