Krim në familje në Tiranë, burri vret gruan dhe veten

Një krim i rëndë në familje ka tronditur këtë të diel kryeqytetin, ku burri ka vrarë gruan me armë zjarri dhe më pas i ka dhënë fund jetës.

Ngjarja tronditëse ka ndodhur gjatë paradites së sotme në zonën e njohur si “Frutikulturë” në Kamëz, ku policia është sinjalizuar për të shtëna me armë zjarri.

Drejt vendit të ngjarjes kanë mbërritur efektivët e komisariatit nr.5 të policisë, të cilët kanë gjetur trupat e pajetë të bashkëshortëve Halil Lita 65 vjeç, dhe Dije Lita 60 vjeçe.

Nga hetimet paraprake është mësuar se Halil Lita, ka qëlluar me armë zjarri automatik bashkëshorten e tij Dije Lita në fytyrë duke e shpërfytyruar, dhe më pas ka qëlluar veten në gjendje të rënduar psikologjike.

Nuk dihen ende shkaqet e këtij krimi tronditës, ndërkohë që grupi hetimor po punon për zbardhjen e arsyes së këtij krimi në familje.

Ky është krimi i dytë i rëndë në familje në pak ditë, ku gjatë pasdites së të premtes një burrë në Lushnje vrau gruan, duke e goditur disa herë me sqepar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button