Zjarret rrezikojnë banesat, Viva ndërhyjnë në Mirditë dhe Orosh

Banesat në zonën e Farkës në Tiranë por dhe në Orosh të Mirditës kanë qenë në rrezik këtë të dielë nga flakët.

Menjëherë pas marrjes së informacionit prej Emergjencave Civile helikopterët e kompanisë Viva kanë nisur operacionin për vënien në kontroll të situatës.

Fillimisht është raportuar për zjarret e rëna në Farkë të Tiranës. Flakët janë përhapur me shpejtësi duke iu afruar zonave të banuara.

Fatmirësisht, ndërhyrja ka qenë në kohë, ndërsa stafi i Viva me një eksperiencë të gjatë në operacione të vështira, brenda një ore ka arritur të kufizojë sipërfaqen e përfshirë nga flakët, për të mos lejuar përparimin e mëtejshëm drejt shtëpive.

Më pas kanë qenë forcat e zjarrëfikëses dhe ata të ushtrisë që kanë vijuar punën për shuarjen përfundimtare.
Ndërkohë një tjetër emergjencë është raportuar në Orosh të Mirditës.

Emergjencat Civile kanë deklaruar se zjarri i rindezur në zonë ka marrë përmasa të mëdha, dhe mjaft banesa kanë qenë në rrezik për tu shkrumbuar.

Ndaj është kërkuar angazhimi i një tjetër helikopteri të Viva.

Pas kësaj stafi është drejtuar në misionin e rradhës, duke vënë nën kontroll situatën.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button